Ambasadori i i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog, deklaroi të hënën në Prishtinë, se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër, përveç vazhdimit të ecjes përpara në këtë rrugë.
Duke shënuar Ditën e Evropës dhe përvjetorin e Deklaratës së Schumanit që krijoi themelet për paqen e qëndrueshme mes kombeve evropiane, ambasadori Szunyog vuri në dukje se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe se agresioni rus kundër Ukrainës i ka bërë edhe më të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta për integrimet evropiane të rajonit.
“Jam krenar për progresin që ka arritur Kosova me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve tona anëtare. Përkundër çfarëdolloj sfidë, solidariteti i BE-së nuk do të zvogëlohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt për Kosovën, siç është tani”, tha Szunyog.
Duke theksuar mbështetjen e BE-së, bëri thirrje për përkushtim të vazhdueshëm prej Kosovës për arritjen e progresit në rrugën e saj evropiane.
“Sundimi i ligjit është themeli i një shoqërie të shëndetshme demokratike dhe së bashku me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të mbetet prioritet për institucionet e Kosovës”, tha Szunyog.
Edhe BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura2022-ta është viti evropian i rinisë dhe shumica e aktiviteteve të organizuara nga BE-ja në Kosovë për kremtimin e Ditës së Evropës janë të menduara për të rinjtë dhe fokusohen në energjinë e gjelbër, mjedisin dhe digjitalizimin. \ksp
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Haxhiu: Një BE më e gjerë është përgjigja më e fortë ndaj atyre që duan paqëndrueshmëri në Evropë