Një ditë para se që ish-komandanti i UÇK-se, Sylejman Selimi do të duhej të intervistohej nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ai është i hospitalizuar në QKUK.
Gjatë ditës së hënë, Selimi është transferuar nga Burgu i Dubravës ku është në vuajtje të dënimit, për në QKUK.
Në QKUK nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e Selimit por kanë konfirmuar se ai është i hospitalizuar.
“Zyra për informim QKUK, ju konfirmon se për shkak të problemeve shëndetësore, z. Selimi është i shtrirë në Klinikën e Otorinolaringologjisë", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të QKUK-së për “Kohën Ditore”.
Artikuj të ngjashëm
-
Sylejman Selimi në spital
-
Specialja pritet ta ftojë Selimin javën tjetër – ai vazhdon trajtimin në QKUK
-
Selimi konfirmon se ndaj tij ka aktakuzë të konfirmuar, nesër udhëton për në Hagë
-
Rexhep Selimi ftohet nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit
-
Specialja interviston në cilësinë e të dyshuarit ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së