Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se po parashihet vetëm sivjet nga Kosova të largohen 150-160 mjekë.
Syla ka thënë se është shumë keq pasi mosha mesatare në shëndetësi në Kosovë po rritet e nuk po rinohet.
“Sot kanë marshim edhe specializantët që është kuadër i ri, që ka mbetur në mëshitë të askujt dhe është për të ardhur keq. Sivjet nga Kosova parashihet të largohet 150-160 mjekë, të cilët në faktë është një gjeneratë e tërë, po largohen edhe infermierë po ashtu. Është shumë e keqe, duke marrë parasysh se moshën mesatare që e kemi shëndetësi, ajo në vend se të rinohet po shkon duke u vjetëruar. Nëse bëhet një anketë, çdo i dyti dëshiron të largohet. Nuk po flas për moshën e re, që të gjithë janë në kurse e po përgatiten për t’u larguar. Nuk është vetëm te çështja e pagave për ta, por është te edukimi i vazhdueshëm dhe te kushtet e punës. Kushtet e punës janë të rënda. Keni parë që Buxheti për mjekësi në vend të rritet në kohë pandemie është zvogëluar për 35 milionë euro. Prandaj nuk po shohin perspektivë , dhe edhe mjekët edhe infermierët përditë po ndjekin kurse të gjuhës gjermane e duan të largohen. Nevoja në shtete të mëdha është në rritje e sipër. Një vend si Kosova që i kemi 5000 punëtorë shëndetësorë mangu në sistemin tonë shëndetësorë, të na largohen të rinjtë, vaj halli për ne”, ka thënë Syla në emisionin SOT të KTV-së.
Lexo edhe KËTO: