Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet që të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, ta marrë Blerand Stavileci i PDK-së, siç ka mësuar KOHA.
Stavileci më parë ka qenë këshilltar komunal, ndërsa ka luajtur e ka udhëhequr klubin e basketbollit të kryeqytetit.
Stavileci, i kontaktuar nga KTV-ja, nuk është përgjigjur për këtë çështje.
PDK-ja, e cila në këto zgjedhje komunale garoi me Uran Ismailin, u rrit në kryeqytet duke u bërë partia e tretë e duke siguruar 9 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
LDK-ja fitoi Prishtinën në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Përparim Rama i kësaj partie arriti ta përmbysë rezultatin e rundit të parë dhe ta fitojë garën përballë Arben Vitisë së Vetëvendosjes.
-
Reagojnë nga VV-ja: Faleminderit LDK që e fute PDK-në në Prishtinë
-
Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik
-
Stavileci flet pas akuzave të rënda të drejtuesve të Prishtinës
- LDK-ja nuk e fitoi Prishtinën, thjesht nuk e humbi atë
-
Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Prishtinës