Arianit Beqiri, ish-kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë në Prishtinë, dhe pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për raportimin e KOHËS se Blerand Stavileci i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nënkryetar i ri i Prishtinës.
Të mërkurën, KOHA ka raportuar në burime se LDK-ja e PDK-ja pritet të bashkëpunojnë në Prishtinë, pasi që Përparim Rama i LDK-së të marrë pushtetin në kryeqytet. Rama fitoi në balotazh ndaj Arben Vitisë së Vetëvendosjes duke e përmbysur rezultatin e rundit të parë, pavarësisht se ishte mbrapa me mbi 10 mijë vota.
Tani, Beqiri ka ironizuar me marrëveshjen mes dy partive duke i shprehur “Urime Prishtinës”.
“Faleminderit LDK që më në fund e fute PDK-në në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Blerand Stavileci, nënkryetar i Prishtinës
-
Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Sveçla: E pamundur që Rama të arrijë marrëveshje me PDK-në i vetëm, LDK-ja pjesë e saj