Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.
Shkalla e dënimit do të shpallet pas seancës së caktuar për 8 shtator. Në atë seancë, sipas Gjykatës do të mbahet seanca ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërkaq gjykata mori aktgjykim refuzues për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale.
Sveçla sot mungoi në seancë.
Gjatë procesit, Prokuroria ka renditur prova që sipas saj dëshmojnë kryerjen e veprës penale nga Sveçla. Në një incizim shihet kur Sveçla e aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh brenda sallës së seancave plenare.
Edhe
Ministri në detyrë Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës
Deputetët e Vetëvendosjes dhe të opozitës së asaj kohe hidhnin gazlotsjellës në Kuvend duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Çka parasheh Kodi Penal për këtë vepër:
Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm
1. Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2. Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, dënohet me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Edhe
Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Ndërkaq mbrojtja e Sveçlës ka shprehur pakënaqësi me vendimin e gjykatës. Duke e cilësuar “të pazakontë”, avokati Laur Prenaj bëri të ditur se do të ankohet pasi ta marrë vendimin e plotë.
“Gjykata e shpalli vendimin e saj, por qe një vendim në gjysmë. Ne duhet të presim vendimin e arsyetuar. Kjo është e pazakontë në praktikë, por megjithatë dihet ta presim. Gjithashtu ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës. Deri atëherë nuk kemi çka të komentojmë”, ka thënë Prenaj.
Sipas tij, aktakuza ndaj Sveçlës pati probleme që nga fillimi.
“Ne kemi thënë në shqyrtim fillestar që kjo aktakuzë ka pasur shumë probleme, dhe duhet ta presim arsyetimin e gjykatës se ku është bazuar”, ka thënë ai.
Edhe
Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit në Kuvend
Se sa është dënuar Sveçla pritet të merret vesh më 8 shtator në orën 9:00 kur është caktuar një tjetër seancë në lidhje me këtë rast.
Javën e kaluar, një tjetër ministër në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës, ai i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë të ngjashme – për hedhje të gazit lotsjellës.