Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se institucionet e Serbisë janë të interesuara ta destabilizojnë sërish komunitetin serb në Kosovë. Ai tha se Serbia po përpiqet t'i mbrojë “kriminelët të cilët kryejnë akte edhe terroriste”, derisa përmendi Milovan Bozoviqin, që u arrestua të shtunën në veri.
Sveçla shkroi në Facebook të dielën se pos për plagosje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës kritike, kalimit ilegal të kufirit, haraçit e zjarrëvënies, Bozoviq ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj pronave të zyrtarëve serbë të FSK-së si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it.
“Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë. Siç u pa dje, ata po përdorin gjuhë kërcënuese publikisht. Madje, thërrasin për kryengritje dhe mosbindje për shkak të arrestimit të një recidivisti kriminal. Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme.
Sipas tij, institucionet e Kosovës s'do të lejojnë në asnjë formë të cenohet siguria e qytetarëve. Ai tha se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë ndaj të këtillëve, pa dilema dhe pa hezitim.
Çdo kush dhe ne presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë sa më parë, pa dilema e hezitim. Republika jonë do të mbrohet në çdo cep dhe nuk ka organizim kriminal që mund të sfidojnë zyrtarët e vendit tonë.
Zyrtarë policorë janë sulmuar të dielën në veri me shok-bombë.
Edhe
Mbetet i lartë rreziku për destabilizim të veriut
Siç është njoftuar nga Policia rreth orës 2:20 të mëngjesit, në rrugën “Ivo Llola Ribar” te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin atje.
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri
-
Sveçla për situatën në veri: Kemi rritur vigjilencën dhe jemi në koordinim me aleatët ndërkombëtarë
-
Sveçla: Qytetarët në veri të mos bien pre e manipulimeve të kriminelëve
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë