Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet kur u sulmuan dy shqiptarë në veri.
Ai ka thënë se milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit.
Sveçla ka shkruar se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.
“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
MPB-ja publikon bilancin e sulmeve në veri: Janë shkaktuar nga milicia fashiste
-
Protestë në të dy anët e Urës qendrore të Ibrit në Mitrovicë, dy shqiptarë sulmohen në veri
-
Sveçla publikon video ku, sipas tij, shihen serbët duke shpërndarë armë në veri
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Sveçla për incidentin në veri: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta