Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur këtë të hënë në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Sipas një njoftimi të MPB-së Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.
Më tutje në këtë njoftim thuhet se ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla: Disa biznese s’i plotësojnë standardet e sigurisë kundër zjarrit
-
Sveçla: Bashkëpunimi rajonal rezultoi me mbylljen e 35 rrugëve ilegale
-
Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri