Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se bazuar në vendimin e Qeverisë, nga sot Policia e Kosovës do të fillojë të japë fletëqortime për pronarët e automjeteve që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve që të riregjistrojnë veturat e t’i marrin targat legale RKS.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend. Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin pengje të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofrojë siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
-
Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në RKS
-
Sveçla: Serbia ka shkelur dakordimin për targat
-
Policia publikon fletëqortimin që do t’ua japë qytetarëve që kanë targa ilegale
-
Nga 1 shtatori, pesë automjeteve iu kthyen targat e Serbisë në RKS
-
Pas 31 tetorit, veturat me targa ilegale të Serbisë s’do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë