Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se të gjithë pronarët e veturave me targa ilegale që Serbia i ka lëshuar në emër të qyteteve të Kosovës, e që nuk i ndërrojnë ato me RKS deri më 31 tetor, do të llogariten pronarë të veturave të paregjistruara.
Ai tha të hënën, se pas 31 tetorit, me targat ilegale serbe do të merren organet e shtetit. Sipas tij, me ato vetura nuk do të mund të lëvizet askund në Kosovë.
“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.
Më 1 shtator nisi afati kur serbët e Kosovës do të mund t’i ndryshojnë targat. Ky afat do të zgjasë deri në fund të muajit tetor.
-
Fundi i targave ilegale
-
Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në RKS
-
Sveçla: Serbia ka shkelur dakordimin për targat
-
Sveçla: Policia nis sot shqiptimin e fletëqortimeve, qytetarët të mos mbesin pengje të interesave politike
-
Në veri vazhdojnë të qarkullojnë vetura me targa ilegale të Serbisë dhe pa letra ngjitëse