Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla pas protestës së NJSI-së: Kushdo që për interesa tenton të përdorë situata, do të dështojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë bërë maksimumin e mundësive që të trajtojnë secilën njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton.

Sveçla, pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive të tjera të Policisë së Kosovës ku kërkuan kushte më të mira, thotë se që nga marrja e mandatit e kanë rritur buxhetin për 30%.

“Ritheksoj se për Policinë e Kosovës nga marrja e mandatit tonë deri sot e kemi rritur buxhetin për 30%, ndërkaq në investime kapitale rritja është prej 300%. Buxheti për pajisje operacionale ka qenë më pak se gjysmë milioni, ndërkaq sot është mbi 9 milionë euro apo 21-fish më shumë”.

Tutje, ministri thotë se Policia e Kosovës vazhdon të ketë mbështetjen financiare teksa vlerëson se sakrifica asnjëherë nuk mund të jetë pikënisje për të përkufizuar një shpërblim. “Me marrjen e mandatit nga ne Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë”.

“Sakrifica asnjëherë nuk mund të jetë pikënisje për të përkufizuar një shpërblim sepse kjo formë përveçse e dëmshme del të jetë gjithnjë e pamundur. Asnjë sakrificë të popullit shqiptar në histori, të asnjë individi nuk do të mund ta shpërblejmë për ta barazvlerësuar sepse jeta është e paçmueshme. Ajo nuk ka çmim. Asnjë çmim, asnjë shpërblim nuk do të jetë i barazvlefshëm, asnjëherë, me jetën porse ky është angazhimi ynë për vendin”.

Edhe Sveçla për protestën e NJSI-së: Të ardhurat mujore i kanë mbi 2.200 euro Arbëri Sveçla për protestën e NJSI-së: Të ardhurat mujore i kanë mbi 2.200 euro

Megjithatë, Sveçla thekson se janë bërë shumë punë të mira në shtrirjen e sovranitetit dhe sigurisë në veri të vendit.

“Gjatë kësaj kohe së bashku kemi bërë shumë punë të mira në drejtim të luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës, pavarësisht se nga gjyqësori s’është se jemi ndihmuar shumë. Veçanërisht kemi shtrirë integritetin, sovranitetin dhe sigurinë në veri të vendit”.

“Nuk besoj që ka pagë që do të na nxiste ta bënim këtë, por kemi bërë maksimumin që përbrenda mundësive tona të trajtojmë secilin njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton”.

Tutje, ministri Sveçla thotë se ishte i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën do ta gjenin sigurinë në Kosovë dhe gjendjen, të cilën e konsideron të mjerueshme në aspektin infrastrukturor dhe financiar në polici.

Edhe Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë Kronikë Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë

“Kam qenë shumë i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën do ta gjejmë sigurinë në Republikën e Kosovës dhe gjendjen e mjerueshme në aspektin infrastrukturoro-financiar Policinë e Kosovës, por me shumë punë e angazhim, pavarësisht secilës sfidë, kemi bërë punë të mira e do të vazhdojmë të bëjmë”.

“Kushdo që në çfarëdo forme, për interesa personale apo grupore tenton të përdorë situata të ndryshme me qëllim të zbehjes së këtyre angazhimeve është i predispozuar që të dështojë” ka shkruar Sveçla në Facebook.