Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur Departamentit Amerikan të Shtetit që i cilësoi si “të dhunshme” veprimet e Policisë së Kosovës të premten në veri të vendit. Sipas Sveçlës, me këtë reagim SHBA-ja “po e inkurajon Radojiçiqin”.
Në mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok - kanë hyrë në objektet komunale të premten, një ditë pas betimit. Atyre u është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale. Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Në anën tjetër, Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë. Qeveria dhe Policia e Kosovës u kritikuan nga partnerët ndërkombëtarë. SHBA-ja i cilësoi “të dhunshme” veprimet e autoriteteve.
“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionin e saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’, është ‘ftesë’ për Milan Radojiçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për t’i komanduar mashtruesit e tij që t’i sulmojnë policët e Kosovës. të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë me kosto njerëzore”, ka shkruar Sveçla në mbrëmje të premten.
-
Sveçla: Askush s’do të mund t’i pengojë kryetarët e komunave në veri që të shkojnë në punë
-
Rashiqi kërkon hetim për incidentin në veri
-
Sveçla për incidentin në veri: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta
-
Sveçla publikon videon, në manifestimin e maturantëve në veri pati thirrje anti-Kosovë
-
Në veri e ftojnë “komandant Vuçiqin”, Sveçla kërcënon me arrestimin e tij nëse futet në Kosovë pa leje