Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka anuluar projektin e prokurimit për furnizim me dokumente personale identifikuese, që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bazuar në raportin e rishikimit të procesit, planifikimi dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.
“Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla thotë se deri në fund të vitit do të rregullohet plotësisht furnizimi me letërnjoftime
-
Sveçla tregon për anulimin e tenderit 21-milionësh dhe për sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë
-
Sveçla: Lufta në Ukrainë pengoi furnizimin me materiale për dokumente personale
-
Sveçla thotë se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në MPB
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti