Në Mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbropjtjes, ka raportuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka treguar se më 18 maj ka anuluar tenderin për furnizim me dokumente personale identifikuese, me vlerë 21 milionë euro.
Po ashtu Sveçla ka treguar edhe për aksionin e Policisë së Kosovës me DEA-n amerikane, Guardia di Finanza dhe Policinë shqiptare, duke kapur 400 kilogramë kokainë në Lipjan.
Sevçla në Komision ka treguar se së shpejti në Kuvend do të procedohet Projektligji për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës si dhe Projektligji për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Komisioni ka miratuar Planin e punës së Komisionit për vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla anulon tenderin 21 milionë eurosh për furnizim me dokumente identifikuese
-
Sveçla: I kemi shpallur luftë krimit në veri e në jug
-
Sveçla: S’ka alternativë lufta ndaj shkelësve të ligjit
-
Sveçla thotë se deri në fund të vitit do të rregullohet plotësisht furnizimi me letërnjoftime
-
Policia jep detaje rreth konfiskimit së kokainës në Lipjan