Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha.
Ajo ka thënë se vendimi është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.
“Andaj, për t'u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Pushohet nga detyra përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha
-
Përmbaruesi privat Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, ankohet në Kushtetuese
-
Përmbaruesi Mulhaxha padit Ministrinë e Drejtësisë për pushimin e tij nga detyra
-
MD-ja tentoi me polici t’i merrte lëndët e përmbaruesit Ilir Mulhaxha
-
Komisioni konstaton se përmbaruesi Irfan Kërçagu s’ka bërë shkelje disiplinore, i suspenduar nga MD-ja