Shoqëria e Avokatëve "DeJure Law Firm" sot ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mospërmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore, raporton “KosovaPress”.
Përfaqësuesi i "DeJure Law Firm”, avokati Yll Zekaj, tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese.
Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes së pushtetit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Zekaj tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara sot në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.
-
Përmbaruesi Mulhaxha padit Ministrinë e Drejtësisë për pushimin e tij nga detyra
-
Pushohet nga detyra përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha
-
Suspendohet përmbaruesi Mulhaxha
-
MD-ja tentoi me polici t’i merrte lëndët e përmbaruesit Ilir Mulhaxha
-
Telekomi: Edhe në rastin me Z-Mobile pati shkelje nga përmbaruesi Mulhaxha