Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin për media theksohet se vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit të punës dhe bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020.
“H.A., mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, transmeton kosovapress.
Vendimi i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale.