Dy nxënëse të Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri të hënën raportuan në Policinë e Kosovës se u ngacmuan seksualisht nga mësimdhënësi i Edukatës Fizike, H.A.
Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, duke treguar se për të është bërë edhe kërkesa për paraburgim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të konfirmoj që prokurorja e Departamentit për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me iniciale H.A, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’ ndaj dy të miturave”, ka thënë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka miratuar këtë kërkesë dhe të mërkurën i ka caktuar 1 muaj paraburgim mësimdhënësit të dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.
Mirëpo, sipas drejtorit të shkollës, tek ata është denoncuar vetëm një rast nga një nxënëse dhe prindi i saj.
Të dy të miturat janë nxënëse të klasës së dhjetë dhe H.A është kujdestar i
klasës së tyre.
Ndërkaq, pas raportimit, drejtoria komunale e Arsimit në Vushtrri, e ka suspenduar mësimdhënësin.
H.A është mësimdhënës në gjimnazin “Eqrem Çabej” tash e 20 vjet. Ai është edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, e cila pas raportimeve ia ka pezulluar statusin e anëtarit të kësaj partie.