Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Drejtësia franceze, transmeton Koha.net
Surroi në një postim të vetin në Facebook ka akuzuar shtetin se nuk e ka mbrojtur Haradinajn porse Haradanij e ka mbrojtur veten e vet me bindje e me dinjitetet. Kosova, ka thënë Surroi nuk duhet të lejojë që qytetarët e saj të ndalen me fletë arreste të Serbisë.
Ky është postimi i Veton Surroit:
Ramush Haradinaj del i lirë për të tretën herë. Shteti për të cilin ka luftuar nuk e ka mbrojtur. U mbrojt vet, me bindje e dinjitet.
Këtë, të tretën herë , Kosova duhet të mësojë më përfundimisht: nuk guxon të lejojë që qytetarët e saj të ndalen me fletëarreste të Serbisë për një luftë në të cilën shteti serb kreu krime kundër njerëzimit.
-
Surroi: Dorëheqja e Haradinajt, akt politik – do të rrëzohej edhe nëse s’do të dorëhiqej
-
Surroi: Presidentin Thaçi, injoranca nuk e mbron nga pasojat juridike e politike
-
Surroi: Ardhmëria nuk është me kapësit e shtetit
-
Surroi: Ardhmëria nuk është me kapësit e shtetit
-
Si u shemb sistemi juridik-kushtetues i vendit me ‘deportimin’ e 6 qytetarëve turq, sipas Surroit