Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Ardhmëria nuk është me kapësit e shtetit

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, përmes një postimi në Facebook ka renditur një listë vjedhjesh “Aty ku ndërhyn shteti i kapur i Kosovës” dhe suksese në fushat ku ai nuk ndërhyn.

Ai shkruan:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aty ku ndërhyn shteti i kapur i Kosovës ka vjedhje të dhomës së dëshmive, vjedhje industriale të parasë publike, vjedhje të votës, vjedhje të mundësisë për arsim, vjedhje të rregullave bazike të gjuhës shqipe, vjedhje të dinjitetit shtetëror, vjedhje të ardhmërisë...

Aty ku nuk ndërhyn shteti i kapur i Kosovës janë Dua e Rita, Majlinda Kelmendi me shoqe e shokë , filma që garojnë në Hollywood ,shfaqje teatri të rangut evropian, një përfaqësuese futbolli që tejkalon paragjykimet për veten e nga të tjerët.

Ardhmëria nuk është me kapësit e shtetit. Siç po tregojnë artistët e sportistët,nuk duhet të jetë as e tashmja, përfundon postimi i Surroit.