Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin te Kosova, ky është test i ri për ndërkombëtarët

Pasi që Milan Radoiçiqi ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmet ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Sipas tij pranimi nga ana e Radoiçiqit se ai ka marrë pjesë në këtë sulm, është një test i ri për ndërkombëtarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Surroi ka thënë se brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, Serbia do të duhej t’ua dorëzonte autoriteteve të Kosovës Radoiçiqin, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj.

“Radoiçiq merr përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t'ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në rrjetin social X.

Të premten Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ditën kur u sulmua Policia e Kosovës.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të cilën e ka lexuar avokati i tij Goran Petronijeviq, në një konferencë të mbajtur të premten në Beograd.