Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi me rastet Dehari e Krasniqi shpërfaq “atrofinë juridike”

Publicisti e shkrimtari, Veton Surroi tërheq paralele në rastin e aktivistit të ndjerë Astrit Dehari dhe imamit Shefqet Krasniqi, ndonëse thotë se këto dy raste i bashkon vetëm sistemi.

Surroi thotë ndonëse në mungesë provash, të dy u akuzuan për terrorizëm.

“Astrit Dehari dhe shokët e tij janë marrë për një akuzë për terrorizëm dhe gjatë qëndrimit në burg është tentuar që të ngrihen prova ndaj këtyre”, ka thënë ai.

Këtë Surroi e quan atrofi juridike me burim në urdhërdhënien politike.