Arbëri

Sipas Surroit, prej sot shteti i Kosovës ka edhe një përgjegjësi juridike për vrasjen e Deharit

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, shkruan se “Shteti i Kosovës e ka marrë Astrit Deharin të gjallë nën përkujdesjen e vet juridike dhe ia ka kthyer familjes të vdekur”.

Surroi ka thënë se deri sot kanë qenë dy përgjegjësi juridike për shtetin e Kosovës lidhur me vdekjen e Deharit, e nga raporti i sotëm zviceran, i shtohet edhe një.

“Deri më sot, shteti i Kosovës ka pasur dy rrafshe përgjegjësie juridike. Një, arrestimin e një të dyshuari për “terrorizëm” me prova që nuk kalojnë testin e dyshimit të bazuar dhe dy , dështimin në mbrojtjen e jetës së tij , mes tjerash edhe duke e mbajtur një të akuzuari për “terrorizëm” në sektor të burgut me të dyshuar për krime ordinere”, ka shkruar Surroi në facebook.

Lexo edhe: Raporti zviceran konstaton se Astrit Dehari dyshohet që është vrarë

Sipas Surroit, prej sot Kosova ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë ka fshehur probabilitetin e vrasjes sep Deharit.

“Prej sot, me publikimin e raportit zviceran, shteti i Kosovës ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë apo paramendim ka fshehur probabilitetin e lartë të vrasjes së Astrit Deharit. Të tri përgjegjësitë e shtetit të Kosovës duhet të zbërthehen me një hetim të plotë e me pasoja përgjegjësie juridike, që i japin drejtësi Astrit Deharit, familjes së tij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, përfundon ai.