As ligjin për transformimin e FSK-së e as demarkacionin publicisti Veton Surroi nuk do t’i lejonte të shkonin në Kuvend pa konsensus politik mes partive politike dhe pa bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
Për demarkacionin, Surroi thotë se ekziston mundësi juridike. Publicisti e shkrimtari Surroi, në Rubikon të KTV-së përballë analistëve, theksoi se evoluimi i FSK-së duhet të vazhdojë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-në.
Sistemi politik, sipas Surroit mbizotërohet nga atrofia juridike.
Kjo pasi ai tërheq paralele në mes të rastit të aktivistit të ndjerë Astrit Dehari e imamit Shefqet Krasniqi.
Surroi thotë se ndonëse në mungesë provash, të dy këta u akuzuan për terrorizëm.
Edhe
Pse nuk do t’i lejonte Surroi të shkonin në Kuvend ligji për FAK-un e ai për demarkacionin
Surroi theksoi se mungesa e konsensusit të brendshëm ka bërë që Kosova të ketë problemet, me të cilat përballet sot.
Emisioni “Rubikon” transmetohet sonte në KTV në orën 20:00.