As ligjin për transformimin e FSK-së e as demarkacionin publicisti Veton Surroi nuk do t’i lejonte të shkonin në Kuvend.
Për FSK-në, Surroi propozoi fillimisht konsensus politik mes partive politike, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. E për demarkacionin, Surroi thotë se ekziston mundësi juridike.
“Nuk do të lejoja që të vinin në Kuvend. Të ligji për ushtrinë, ligji për FSK duhet ta ketë një proces të konsensusit të brendshëm, duhet të ulen partitë politike, opozitë e pushtet dhe ta gjejnë një zgjidhje bashkë, ta gjejnë emërtuesin e përbashkët”, ka thënë Surroi.
Këtë emërtues të përbashkët, thotë Surroi, duhet ta gjejnë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
“Partitë politike duhet të mblidhen dhe ta shqyrtojnë formën më të mirë që të dilet nga kjo situatë”, ka thënë Surroi.
Edhe
Surroi: Ushtria e demarkacioni nuk duhej shkuar në Kuvend pa konsensus
E për demarkacionin, Surroi theksoi se në rast të pajtimit mes partive politike, çështjes mund t’i qasen nga fillimi.
“Nuk guxon të dalë në Kuvend prapë. Është marrëveshje e nënshkruar ndërkombëtarisht por nëse pajtohen partitë politike që kësaj çështje t’i qasen edhe një herë, këtë mund ta bëjnë, ekziston forma juridike”.
-
Mocioni i mosbesimit, Surroi: Po të isha deputet, do ta kisha të vështirë të flija sonte
-
Surroi u sugjeron LVV-së e LDK-së një kënd tjetër negociatash rreth presidentit
-
Surroi: Dorëheqja e Haradinajt, akt politik – do të rrëzohej edhe nëse s’do të dorëhiqej
-
Surroi: Nëse s’ka konsensus mes partive, vështirë se arrihet rezultati i duhur në dialog