Ligjëratat rreth luftës në Siri dhe paraqitjes së Sirisë si tokë e shamit sipas publicistit Veton Surroi bëjnë që lufta atje të shihet obligim.
Rrjedhimisht sipas Surroit politizohet islami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE faj për këto, thotë ai, ka edhe Bashkësia Islame e Kosovës për mënyrën e ligjërimit.
“Kjo është një lëvizje që qartazi ka dal në formë paralele me këtë pushtet politik dhe nuk është rastësi pasi kryetari i BIK-ut, Tërnava është i afërt me PDK-në”, ka thënë ai.
Përball tij, opinionistja Laura Kryeziu pyet nëse rasti i imamit Shefqet Krasniqi është mundësi për zgjidhjen e tërë situatës në të cilën e ka sjell vendin ekstremizmi i dhunshëm.
Publicisti Surroi shprehet optimist duke theksuar mundësinë e mirë për diskutim publik por jo edhe ngritje të akuzës ndaj dikujt, në këtë rast imamit Krasniqi.
“Është mirë të debatohet se si kemi mbërri që në vend të islamit tolerant të lejojmë e të hyjë një islam fyes, posaçërisht fyes ndaj gruas dhe religjioneve tjera”, ka thënë ai.
Surroi flet për afërsinë e Tërnavës me PDK-në... by kohanet