Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Etnikisht, shqiptarët janë populli më proevropian në rajon

Veton Surroi

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se shqiptarët, në bazë të të gjitha matjeve dhe sondazheve, rezultojnë si populli më proevropian në rajon dhe ndër më proevropianët edhe më gjerë.

Në podcastin “PIKË” ku u diskutua shqip për Bashkimin Evropian, Surroi ka thënë se mbështetja për integrimin në Bashkimin Evropian është dukshëm më e lartë te shqiptarët në krahasim me shoqëritë tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Etnikisht shqiptarët janë më proevropianët sot, besoj, në bazë të këtyre matjeve. Për Ballkanin Perëndimor, po e po, e mund të ketë edhe për vende të tjera”, deklaroi ai.

Megjithatë, Surroi vlerësoi se kjo mbështetje nuk përkthehet domosdoshmërisht në politika transformuese që do ta afronin më shpejt rajonin drejt anëtarësimit në BE.

Ai përmendi edhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke thënë se vetëm një vit më parë pritej që Shqipëri dhe Mali i Zi të ishin shumë afër përmbylljes së negociatave për anëtarësim.

Edhe Pollozhani: Hyrja e Malit të Zi në BE mund ta ndryshojë krejt debatin politik në Maqedoninë e Veriut Arbëri Pollozhani: Hyrja e Malit të Zi në BE mund ta ndryshojë krejt debatin politik në Maqedoninë e Veriut

Sipas tij, zhvillimet politike dhe historike mund ta ndryshojnë tërësisht drejtimin e proceseve integruese.

“Këto kthesat historike, një herë kur ta merr kthesën, nuk di ku të çon, është si në autostradë kur e gabon rrugën edhe pastaj duhet ta rigjesh”, u shpreh Surroi.


 

Lexo përditësimet tjera
Pikë me Veton Surroin

Në PIKË me Veton Surroin diskutohet shqip për BE-në

Në episodin e 53-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, të ftuar janë Ardian Hackaj...