Hulumtuesja Lura Pollozhani ka deklaruar se një avancim i Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ndryshimin e klimës politike në Maqedoni e Veriut.
Në podcastin “PIKË”, gjatë bashkëbisedimit me publicistin Veton Surroi, Pollozhani foli për krizën politike dhe mungesën e shtysës për reforma kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.
Sipas saj, BDI-ja nuk po arrin të funksionojë mirë në opozitë dhe po refuzon të reformohet nga brenda.
“Kemi një BDI që edhe pse mori më shumë vota, doli në opozitë dhe nuk di të sillet në opozitë”, ka thënë ajo.
Pollozhani kritikoi edhe koalicionin shqiptar në pushtet, VLEN, duke thënë se ka ndikim të kufizuar në qeveri për shkak të numrave të vegjël dhe raportit me VMRO-DPMNE.
“VMRO-ja ka aq pak nevojë për ata në qeveri, saqë kjo e pamundëson influencën e tyre”, deklaroi ajo.
Edhe
Shqip në BE
Sipas Pollozhanit, aktualisht nuk ekziston ndonjë forcë e fuqishme politike që do t’i shtynte ndryshimet kushtetuese të kërkuara për procesin eurointegrues, pasi edhe LSDM-ja ndodhet në pozitë të dobët politike.
Ajo shtoi se një pjesë e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut i sheh ndryshimet kushtetuese si “poshtërim”, ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të perceptohet si një aktor jo plotësisht i besueshëm.
“Por me hyrjen e Malit të Zi ndryshon kjo”, u shpreh Pollozhani.
Në PIKË me Veton Surroin diskutohet shqip për BE-në
Në episodin e 53-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, të ftuar janë Ardian Hackaj...-
Gjoni: Malit të Zi i rriten gjasat për anëtarësim në BE nëse hyn bashkë me Islandën
-
Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit
-
Pollozhani: Njollosja e protestave si inskenim, ikje e liderëve nga populli
-
Vela: Diskutimet e ish-opozitës për reflektim të brendshëm, në momentin më të keq të mundshëm