Publicisti Veton Surroi ka vlerësuar se protestat e vitit 1981 në Kosovë nuk kishin arsye të organizoheshin pasi në ato kohë nuk po zhvilloheshin procese të rëndësishme kushtetuese apo politike që do të justifikonin kërkesa për ndryshime.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me historianin serb Milivoj Beshlin, Surroi ka thënë se nga kush po kërkohej ndryshime asokohe kur s’kishte më qendër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga kush të kërkoheshin ndryshime kushtetuese në Kosovë, kur nuk kishte më qendër?”, u shpreh Surroi.
Ai shtoi se ngjarjet e vitit 1981 e rikthyen në skenën politike dhe historike ndikimin e ideve të Dobrica Qosiqit, që përfshinte shfuqizimin e autonomisë së Kosovës dhe rritjen e kontrollit ndaj saj – politika që më pas u zbatuan nga krimineli Sllobodan Millosheviq.
Sipas Surroit, edhe pse Qosiqi nuk ishte në pushtet, idetë e tij u bënë udhërrëfyese për politikën serbe gjatë viteve '80.
“Dobrica Qosiq thotë: 'Kisha të drejtë, Leka Rankoviqi kishte të drejtë', dhe prej aty fillon rikthimi drejt centralizimit, që më vonë, me Sllobodan Millosheviqin, përfundoi me shkatërrimin e shtetit”, deklaroi Surroi.
Nga ana tjetër, Beshlin u shpreh se demonstratat e vitit 1981 u cilësuan si kundërrevolucion dhe u shtypën me forcë, duke shtuar se regjimi ushtarak i vendosur në Kosovë pas atyre ngjarjeve nuk u largua kurrë plotësisht.
Sipas tij, edhe sot nuk ka një përgjigje të qartë në historiografi nëse protestat e vitit 1981 janë ndikuar nga faktorë të jashtëm apo kanë qenë tërësisht zhvillim i brendshëm.