Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për parregullsi në zgjedhjet lokale të rundit të dytë.
“Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se "Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar.." e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim.
Prizreni u fitua nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, pasi në balotazh mposhti tashmë kryetarin në largim nga VV-ja, Mytaher Haskukën. Ky i fundit e uroi për detyrën e re Totajn ditën e djeshme.
-
Totaj pas certifikimit nga KQZ-ja: Ka ardhur koha për të punuar për Prizrenin e të ardhmes
-
Supremja i jep dritën jeshile KQZ-së për të certifikuar Totajn
-
Supremja refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit në sheshin “Skënderbeu”
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar
-
Supremja refuzon ankesën e VV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës