Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja i refuzon gjashtë prej shtatë ankesave

Supremja

Gjykata Supreme e Kosovës, pas certifikimit të zgjedhjeve lokale, këto dy ditë ka pranuar 19 ankesa të kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilat, kërkohet të vendosë brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.

Sipas njoftimit shtatë prej tyre janë përfunduar.

Supremja i ka refuzuar i të pabazuara ankesat sekretarit të Nismës Socialdemokrate në Prizren so dhe kandidatit për asamble komunale të kësaj partie në Gjakovë.

Poashtu ka refuzuar ankesën e kandidatit për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjakovë, nga subjekti politik Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), gjithashtu edhe ankesën e B.H., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Gjithashtu janë refuzuar ankesat e A.H., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Klinës, nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, dhe E.M., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Supremja ka njoftuar se Me aktgjykimin AA.nr.63/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të D.K., nga subjekti politik Demokratët për Drenasin, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e tij, përkitazi me Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet Lokale 2021, si dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që të rishqyrtojë Vendimin e saj, vetëm përkitazi me Kandidatin e sipërpërmendur dhe të vërtetojë plotësisht si dhe saktë numrin e votave të fituara nga ai, në bazë të Formularëve të Rezultateve të Kandidatit, në të gjitha vendvotimet e Komunës së Drenasit, si dhe të njëjtat të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Ndërkaq, Kolegji e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e ankesës që ka të bëjë me kërkesën për rinumërimin e votave në vendvotimet me nr.0301E, 0301X, 0302E, 0305E, 0313E, 0320E, 0324E, 0304E, 0311E.

Artikuj të ngjashëm