Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina edhe këtë vit kanë zhvilluar një aktivitet në Klinikën e Pediatrisë, ku janë të shtruar fëmijë me sëmundje të ndryshme.
Alpinistë nga klubi Prishtina të veshur si superheronj të filmave për fëmijë, sot janë lëshuar me litarë dhe u janë shfaqur fëmijëve në dritare, duke i befasuar ata.
Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas organizatorëve është sensibilizimi dhe mbledhja e fondeve për nevojat e fëmijëve.
Aktivitete të tilla janë mbajtur edhe viteve të kaluara.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm