Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supergazeta festive: “Koha Ditore” vjen në 196 faqe gazetë, për vetëm 1.5 euro…

Për të bëmat, ca të mira e më shumë të këqija, të të pushtetshmëve kosovarë, mund të lexoni nga shkrimet e reporterëve të gazetës, stafi redaktorial dhe kolmunistët e saj të rregullt.

Kolumnet festive këtë vit shkruajnë: Agron Bajrami, Flaka Surroi, Valbona Mehmeti, Brikenda Rexhepi, Elmaz Isufi, Veton Surroi, Augustin Palokaj, Adriatik Kelmendi, Agron Demi, Lutfi Dervishi, Boshko Jakshiq, Shaun Byrnes, Bekim Kupina e Granit Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si dhe shkrimet analitike për ngjarjet që shënuan vitin Kosovar.

Lexoni edhe rrëfimet për jetesën kosovarçe…

Lexoni për rebelimin demokratik të votuesve kosovarë: pse ka pasur kaq shumë fletëvotime të prishura qëllimisht në zgjedhjet e fundit?

A është në zhdukje dyqani tradicional i lagjes ku shitësi i njeh myshterinjtë e tij personalisht, ndërsa mban edhe fletoren me borxhe për mallin e papaguar?

Kosovarçe sjell rrëfimin e mësimdhënëses Kimete Konjusha Dida: Si ishte arsimi dikur, para 40 viteve, dhe si është sot?

Koha sjell rrëfimin e Nazif Gashit, xhokerit të gjeneratës së artë të boksierëve kosovarë, që edhe sot mbahet mend për disfatën që ia shkaktoi kampionit evropian, Marjan Benesh.

Lexoni për ish-murgun ortodoks Isak Vorgucic, të kthyer së pari në gazetar dhe më pas edhe në birrar që sot prodhon birrën artizanale në Graçanicë.

Në faqet e Botës lexoni: Për zhvillimet kryesore në botë gjatë vitit. Përse 2017-a është quajtur viti i përshtatjes me realitetin?

Lexoni rrëfimin për dezertorin amerikan në Kore të Veriut, që shpëtoi i gjallë falë martesës së detyrueshme.

Për mihësin kenian të parasë, që u pasurua falë trendit të kriptovalutave që ka mbërthyer botën.

Cili është miti i hudhrës në vendlindjen e Drakullës?

Cili është qyteti që nuk toleron bërtitjen në publik?

Lexoni edhe për agjentët izraelitë që shtiren si palestinezë, duke u futur midis protestuesve, me qëllim të shtypjes së demonstratave.

Plus rrëfime nga mbarë Kosova në faqet e rubrikës Metro.

Kush është postieri i dashurive të fshehta.

Si dhe - kush janë sfidueset e mendësisë patriarkale? Çfarë synon të bëjë grupi i vajzave e grave me qasjen e shoqërisë kosovare kundrejt tyre.

Lexoni për mjeshtrin e rrallë të armëve. Se si u bë pasioni i vegjëlisë, profesion për riparuesin e armëve.

Se si u kap nga kamerat e fshehta në bjeshkët e Rugovës një rrëqebull ballkanik, në mesin e 35 sosh sa mendohet se ekzistojnë në botë.

Fotoreporterët e “Kohës Ditore”, Alban Bujari dhe Driton Paçarada, sjellin fotografitë e vitit dhe dy fotoreportazhe për fundvit, ndërsa Jeton Mikullovci sjell katër faqe me karikaturat e tij të përzgjedhura të vitit.

Në faqet relaksuese MesPërMes:

Lexoni për 25 yjet filmike që janë bërë muzikantë, si dhe 12 gjëra të përbashkëta të prindërve të fëmijëve të suksesshëm.

Po ashtu, mësoni për 15 inovacione teknologjike që mund ta ndryshojnë botën.

Lexoni edhe për aktorët që u përpoqën të bëheshin këngëtarë, për 7 shkencëtarët që kurrë nuk i morën meritat, si dhe automobilat më të mirë për vitin 2018

Nga shkenca, mësoni se si u formua i universi dhe si u krijua drita

Kush thotë se nëse jeni gjallë brenda 30 vjetëve, ndoshta do të jeni edhe 1.000 vjet.

Dhe nga Kultura lexoni:

Për artistin që e çon vendlindjen nëpër galeritë e botës...

Për filmim “Home” që e bëri Kosovën shtëpi të trofeut të çmimit “Bafta”.

Se si artistët motër e vëlla, Alketa Xhafa-Mripa dhe Sislej Xhafa takohen nëpërmjet veprave të tyre që trajtojnë fatin e njeriut...

Lexoni rrëfimin për prapaskenat e filmit “Martesa” ..

Për violonçelistin nga Shqipëria i cili u bë mysafir në albumin e Robert Plantit, ish-vokalistit të “Led Zeppelin”...

Për grupin “Blla Blla Blla” përballë realitetit në Maqedoni...

Për parfumet luksoze “Ilir” e “Shqipëria ime”...Se si u bë që njëri prej tyre të futet në listën e top-dhjetë parfumeve më të shtrenjtë në botë...

Lexoni edhe përmbledhjen për ngjarjet kulturore që shënuan 2017-n, sukseset, dështimet dhe humbjet e vitit.

Në faqe festive të sportit lexoni:

Për dy Majlinda Kelmendit, të dyja kampione - njëra në sport e tjetra në art.

Si dhe për grupin e tifozëve meraklinj të Gjakovës, që në çdo ndeshje të Vëllaznimit shtrojnë meze e pinë alkool në shkallët e stadiumit.

Lexoni edhe rrëfimin për frikën e ankthin që përjetuan futbollistët e përfaqësueses së Kosovës gjatë udhëtimit në Azerbajxhan, si dhe për ish-trajnerin suedez të Përfaqësueses së futbollit, që pasi u përzu i kushtoi një vepër muzikore Kosovës.

Kush është trajneri i njohur të atletikës që është ekspert edhe në kapjen e gjarpërinjve me duar.

Në gazetën festive lexoni edhe për disiplinën ku atletët garojnë duke pirë birra, si dhe për boksierin që shërben si thes boksi për rivalët, pasi ka mbi 200 humbje.

“Koha Ditore” festive vjen edhe me faqe enigmatike, të cilat shoqërojnë përmbajtjen ekskluzive për të gjithë familjen!

Dhe, dhuratë lexuesve, kalendari në gjashtë faqe, me fotografi të Kosovës të bëra nga droni!

Në një gazetë, një vit i tërë, dhe shumë më shumë!