Arbëri

Sulmohet stacioni policor kufitar në Jasenovik

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri të mërkurën në mbrëmje në stacionin policor kufitar në Novobërdë.

Sipas njoftimit, nga zyrtarët policorë janë dëgjuar dy të shtëna armësh radhazi.

“Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.