Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia konfirmon të shtënat me armë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të shtunën mbrëma ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovës, por pa dëme. Për rastin, është arrestuar një i dyshuar.

I dyshuari, sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje me dy persona, ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dyshohet për veprat penale “Vrasjen në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.