Arbëri

Sulmet në veri, SHBA-ja kërkon që fajtorët të sillen para drejtësisë në Kosovë

Patrulla e EULEX_it ne veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar fuqishëm sulmin me shok-bomba ndaj pjesëtarëve të EULEX-it të shtunën në afërsi të barrikadave në Rudar.

Hovenier ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme. Ai ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, sipas sistemit gjyqësor të Kosovës.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.