Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se janë të papranueshme sulmet në veri ndaj EULEX-it dhe organeve tjera që ofrojnë sigurinë.
Rohde ka bërë thirrje që këto sulme të ndalojnë menjëherë.
EULEX-i ka njoftuar se një patrullë i është sulmuar me shok-bomba në afërsi të barrikadave në Rudar.
“EULEX-i kontribuon për të ofruar siguri për gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe organeve tjera që ofrojnë sigurinë duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi me shok-bomba në veri ndaj patrullës së EULEX-it, reagon edhe NATO
-
Ambasada e Italisë: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it s’kanë justifikime
-
Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat
-
Sulmet në veri, SHBA-ja kërkon që fajtorët të sillen para drejtësisë në Kosovë
-
EULEX-i njofton se një patrullë iu sulmua me shok-bombë