Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka premtuar se mbështetja e dikasterit që udhëheq ajo do të jetë më e madhe për Malishevën kur bëhet fjalë në infrastrukturën sportive, se që ka qenë të kaluarën.
Ajo të martën ka vizituar këtë qytet, ndërkohë ka takuar edhe të parin e Komunës, Ragip Begaj, njoftoi Kp-ja.
Dumoshi vizitoi edhe stadiumin dhe tha se qytetit u duhet edhe një stadium ndihmës.
Kryetari i Komunës, Begaj, pret që këto projekte dhe premtime për të ardhmen të realizohen.
"Biseduam për shumë projekte që ka Malisheva. Malishevës i duhet një përkrahje e jashtëzakonshme për arsye se ka qenë komuna e cila nuk ka pasur asgjë të trashëguar nga e kaluara. Kemi pasur vazhdimisht përkrahje dhe jam shumë i bindur që ministrja do ta ketë parasysh të gjitha ato projekte", ka thënë Begaj.
-
Ministrja e Kulturës premton mbështetje për projektet në Pejë
-
MKRS-ja e interesuar të zhvillojë infrastrukturën sportive
-
Dumoshi priti në takim përshëndetës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu
-
MKRS-ja është e interesuar të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete
-
Në Ferizaj i vihet gurthemeli pallatit të kulturës dhe inaugurohen fushat e tenisit