Me një video në gjuhën latine studentja e Departamentit të Frëngjishtes Fitore Qorraj i kërkon profesorit, poliglotit dhe influencer-it më të madh në botë të gjuhëve klasike Luke Amadeus Ranieri, që ta vendosë edhe Kosovën në hartën e “Latin lovers”. Fitorja nëpërmjet një harte dhe fotografive tregon ku ndodhet Kosova, cili është flamuri i saj dhe cilat janë qytetet.
Poligloti Luke Ranieri i përgjigjet menjëherë në Twitter me komentin: Theks i mrekullueshëm!

Pastaj pyet nëse Fitorja është studente apo profesoreshë me këtë nivel që ka.

Profesoresha Majlinda Bregasi tregon se çdo gjë lindi gjatë orës së mësimit, kur në një video të Luke Ranierit në YouTube që po e përdornin si material didaktik panë të prezantoheshin gjithë vendet ku studiohej latinishtja, mes tyre janë vendet e Ballkanit, por jo Kosova e as Shqipëria. Atëherë detyra për studentët ishte të prezantonin me video apo fotografi vendin e tyre.
Videon e Fitores, përveç shumë shikueseve të tjerë, e kanë shpërndarë në Twitter edhe Drejtori i Institutit të Gjuhëve Klasike Jonathan Roberts.
Edhe
Më 1 dhjetor - Panairi i tretë i Universiteteve Franceze në Kosovë
Edhe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” vazhdon tradita e studimit të gjuhëve klasike, si një nga elementet fundamentale të studimeve filologjike. Aktualisht kursin e gjuhës Latine në Departamentin e Gjuhës shqipe e ndjekin edhe student nga Fakulteti i Historisë.
Dear Luke Amadeus Ranieri you are a myth here, our students love your videos, but Fitore Qorraj has this message for you: Could you put Kosovo on the map of Latin lovers too? Thank you for inspiring us! Vale!
Posted by Majlinda Bregasi on Monday, March 15, 2021