Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 1 dhjetor - Panairi i tretë i Universiteteve Franceze në Kosovë

Campus France, Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë, online.

Më 1 dhjetor nga ora 10:00 – 18:00, rreth pesëmbëdhjetë universitete franceze do të jenë të pranishme përmes platformës online, për të prezantuar programet e tyre gjatë uebinarëve dhe për të takuar studentët gjatë takimeve virtuale.

Do të prezantohen të gjitha fushat e studimit: shkenca, shkencat humane, informatikë, gazetari etj…

Gjatë gjithë javës, personi përgjegjës i Campus France do të organizojë konferenca për të prezantuar studimet në Francë, se: Si të aplikoni? Cilat janë procedurat e aplikimit? Cilat programe? E të tjera.

Campus France dhe Aleanca Franceze e Prishtinës do të udhëzojnë studentë kosovarë dhe profesionistë të rinjë rreth studimeve në Francë.

Për të marrë pjesë në panair duhet të regjistroheni në linkun: https://tourneebalkanskosovo.com/