Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët nga Ferizaj protestojnë për bursat

Në këtë mënyrë, këta studentë të komunës së Ferizajt po kërkojnë bursat e tyre që fituan nga komuna.

Ata thonë se në qershor të 2019-s janë përzgjedhur fitues të bursave, e që deri më tani nuk i kanë marrë paratë, raporton KTV.

Këta studentë të Universitetit të Prishtinës këtë të hënë, kanë marshuar nga drejtoria e Arsimit, duke vazhduar tek objekti i komunës së Ferizajt.

Ata janë shprehur të zhgënjyer me veprimet e zyrtarëve të Komunës dhe për këtë, kanë paralajmëruar edhe masa.

Por, Afrim Llabjani, drejtori i arsimit në Ferizaj ka pranuar se paratë që do të duhej t’u jepeshin nxënësve, janë shfrytëzuar për diçka tjetër, në këtë rast, shlyerjen e disa borxheve të komunës.

Edhe Bursistëve të Ferizajt ende nuk u janë ndarë paratë, protestojnë para Drejtorisë së Arsimit Arbëri Bursistëve të Ferizajt ende nuk u janë ndarë paratë, protestojnë para Drejtorisë së Arsimit

Megjithëkëtë, komuna e Ferizajt premton se së shpejti do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

104 studentë nga komuna e Ferizajt kanë qenë përfitues të bursave në vlerë prej 500 eurosh.