Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët në Kosovë pa kartelë benefitesh

Në vende të ndryshme perëndimore, pajisja e studentëve me kartela studentore, jo vetëm që bën identifikimin e tyre, por bën që ata të përfitojnë shërbime të ndryshme.

E në Kosovë ndonëse universitetet ofrojnë kartela identifikuese, ajo shërben për vërtetim që ata janë pjesë e një universiteti, por jo edhe më shumë, raporton KTV.

Shpat Krasniqi, student në UP, thotë se është i domosdoshëm përfitimi nga statuti i studentit në disa shërbime.

Në Tiranë e Shkup me kartelën studentore mund të merren shërbime të ndryshme falas, por edhe me çmime më të ulëta.

Studentët nuk gëzojnë benefite as në shërbime shëndetësore e aktiviteteve kulturore. Aktualisht, në Kosovë ata përfitojnë zbritje vetëm në transport.

Bizneset thonë se as studentët deri më tash nuk kanë kërkuar zbritje.

Në Qendrën e Studentëve thonë se studentët e tyre përfitojnë zbritje brenda shërbimeve që ofrojnë ata, por jo dhe më shumë.

Nga 1 euro më lirë paguajnë studentët në relacionet e tyre të udhëtimit në transportin ndër-urban. Në kryeqytet, ndërkohë, nuk kanë zbritje në biletën ditore të autobusit, por mund ta marrin më lirë biletën mujore të Trafikut Urban.

Artikuj të ngjashëm