Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët e Inxhinierisë nga Prishtina, vizitë njohëse në portin e Durrësit

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e portit të Durrësit.

Grupi prej 54 studentësh, të shoqëruar dhe nga pedagogë të fakultetit të Inxhinierisë është mirëpritur nga stafi i APD. Në Sallën e Trajnimeve ata kanë ndjekur një leksion të shkurtër mbi kapacitetet portuale.

Gjatë vizitës në kalatat e portit studentët nga Kosova i përshëndeti dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

Prof. Ilir Doçi, prodekan i fakultetit u shpreh se “në pamundësi që ti shohim në Kosovë teknologjitë bashkëkohore për përpunimin e mallrave me anije, ne gjetëm mirëkuptimin dhe mikpritjen e APD për tu njohur me to, duke filluar nga ngarkimi, transporti i mallit e deri të shkarkimi”.

Studentët e nivelit bachelor dhe master dhe 2-3 Profesorë të fushave përkatëse ishin pjesë e Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike, Komunikacion dhe Transport, Inxhineri Industriale dhe Menaxhim, Konstruksione dhe Mekanizëm si dhe drejtimi Mekatronikë.

Edhe Publikohen pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit dhe lidhjes me Prishtinën Arbëri Publikohen pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit dhe lidhjes me Prishtinën

Ata shprehën mjaft interes për njohuritë praktike, si dhe për një bashkëpunim të mundshëm mes Universitetit të Prishtinës dhe APD-së.

Kohët e fundit portin më të madh të vendit e kanë vizituar edhe student të degës së navigacionit në universitetin “Aleksandër Moisiu” si dhe nxënës të shkollave të mesme nga Durrësi dhe Tirana./atsh