Kryetarit të organizatës studentore "Demokracia studentore" nuk i pëlqen ideja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që muzeu i gjenocidit të Serbisë të ndërtohet në lagjen "Arbëria".
Ky muze, sipas Mexhid Ramusës, e ka vendin në objektin e kishës së pashfrytëzuar ortodokse serbe, e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.
Ramusa thotë se nga e hëna do të nisin nënshkrimin e një peticioni, të cilin pastaj do ta dorëzojnë në zyrën e Kuvendit.
Për këtë iniciativë, ai ka deklaruar se ka mbështetjen edhe të Parlamentit studentor.
Një kërkesë të tillë, organizata e kishte shfaqur edhe tre vjet më parë, mirëpo nuk është marrë parasysh nga institucionet.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, nuk ka folur për këtë çështje me arsyetimin se nuk ka pranuar ndonjë material nga organizata.
Edhe
Tjegullorja, jo muze gjenocidi por qendër për të rinjtë
“Në aspektin formal nuk kam informacion e as ndonjë material. Deklaratat e kryetarit nuk i komentoj”, ka thënë Krasniqi.
Për këtë kërkesë, televizioni ka pyetur edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahemti, por ai nuk ka kthyer përgjigje.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se muzeu që synon të paraqesë krimet e Serbisë në Kosovë, do të ndërtohet në objektin e ish-tjegullores në kryeqytet.
-
Bezeraj: Kisha në kampusin e UP-së të shndërrohet në muze të gjenocidit
-
PDK-ja kërkon që sa më shpejt të themelohet Muzeu i Dhimbjes
-
Veseli kërkon sërish që stacioni i trenave në Prishtinë të shndërrohet në “Muze të dhimbjes”
-
Ahmeti ka tjetër plan për Tjegulloren, aty ku Veseli po do që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit