Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stoltenbergu nuk përgjigjet direkt në pyetjen për ushtarët amerikanë në KFOR

Foto: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, për shkak të rrethanave të reja me përhapjen e shpejtë të virusit Corona, konferencën e tij vjetore për shtyp për rezultatet e NATO-s në vitin 2019, e ka mbajtur nga selia e Aleancës, por pa praninë e gazetarëve.

Në vend të kësaj, gazetarët e kanë ndjekur paraqitjen e tij përmes video-lidhjes dhe në mënyrë të tillë kanë bërë edhe pyetje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jens Stoltenberg ka thënë se NATO-ja, sikur të gjithë të tjerët, po përballet me një situatë të paprecedent. “Shumë ushtarë të NATO-s në operacionet nga Afganistani e deri te Kosova, do të donin që në këto kohë të jenë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre”, ka thënë ai duke shtuar se NATO-ja po ashtu ka ndërmarrë të gjitha masat për ta mbrojtur personelin e vet kudo që të jetë. Në selinë e NATO-s në Bruksel janë të obliguar t’i zbatojnë edhe masat që ka vendosur Qeveria e Belgjikës, e ato janë mjaft të rrepta.

Në konferencën virtuale për shtyp, ku pyetjet parashtroheshin përmes lidhjes me Skype, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk është përgjigjur direkt në pyetjen se a ka NATO indikacione apo paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Ai vetëm ka përsëritur se KFOR-i do ta vazhdojë mandatin në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se mbështet dialogun Kosovë - Serbi.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.