Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është përgjigjur kryeministrit Haradinaj për angazhimin e FSK-së në veri të vendit.
“Ka një marrëveshje të Brukselit, të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës, pa pajtimin e Komandantit të KFOR-it. Këtë ia kam bërë të qartë në bisedat e mia zotit Haradinajt, dhe pres që kjo të respektohet”, ka thënë Stoltenberg, i pyetur nga KTV-ja.
Ai ka përsëritur se Kosova do të jetë në një nga diskutimet e ditës së parë të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.
Stoltenberg ka thënë se do të vlersohet niveli i angazhimit me FSK-në për shkak se aleatet konsiderojnë se nuk ka qenë koha e duhur për votimin e ushtrisë.
-
Thaçi i ka premtuar NATO-s më 2013 se s’do të hyjë me Ushtri në veri
-
Stoltenberg: Mirë që edhe SHBA-ja doli kundër taksës
-
Stoltenberg: Aleatët e NATO-s, të zhgënjyer me taksën ndaj Serbisë
-
Stoltenberg: Transformi i i FSK-së është çështje e Kosovës, por vendimi s’u mor në kohën e duhur
-
Stoltenbergu i telefonon sërish Haradinajt për Ushtrinë e Kosovës