Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar hap pozitiv zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme.
“I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit”, deklaroi Stoltenberg.
Stoltenberg ka shtuar duke thënë se autoritetet kanë përgjegjësi të madhe në mbarëvajtjen e sundimit të ligjit duke përfunduar se skenat e djeshme assesi nuk duhet të lejohet të përsëriten.
-
Hahn dënon sulmin ndaj deputetëve: S’ka vend për dhunë në Kuvendin maqedonas
-
NATO-ja e gatshme t’i shtojë trupat në Kosovë, Stoltenberg: Situata në rajon e brishtë
-
Stoltenberg: NATO do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për ta siguruar stabilitetin në Ballkan
-
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
-
Stoltenberg: Paqja e siguria nuk duhen rrezikuar, NATO e mbështet dialogun