Presidenti gjerman Steinmeier e uron Presidenten Osmanin dhe e fton të takohen së shpejti
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, përmes së cilës e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.
Presidenti Steinmeier ka thënë përmes letrës se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejmë në rrugën evropiane.
Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.
Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.

-
Osmani uron Merzin për fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë
-
Presidenti gjerman i thotë Osmanit t’i krijojnë kushtet për anëtarësim në BE e KiE
-
Osmani në Gjermani, pritet të takohet me presidentin dhe zyrtarë shtetërorë
-
Osmani bisedon me presidentin e Gjermanisë për Këshillin e Evropës
-
Steinmeier: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, vendimtar për të ardhmen e Kosovës