Votimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervave sekondare të energjisë eklektike, po konsiderohet si tepër e rëndësishme nga ana e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci për të dyja sistemin energjetike.
"Konsensus i plotë në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervës sekondare votohet me 93 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim. Kjo marrëveshje mundëson rritje dhe likuiditet të tregut të energjisë, optimizim të sistemit dhe racionalizim të kostos. Vizioni ynë për një treg të integruar të energjisë drejt përmbushjes. Të kota janë bllokadat e ndryshme që na vihen në këtë rrugë. Dhe menjëherë sot kemi konferencën e organizuar për këtë qëllim me mbështetjen e dy odave amerikane", ka shkruar Stavileci në faqen e tij në “Facebook”, transmeton rtk.
-
Stavileci: Marrëveshja me Shqipërinë rrit sigurinë e energjisë
-
Kuvendi pajtohet për ndarjen e rezervës në mes OST dhe KOSTT
-
Kosova e Shqipëria finalizojnë kornizën rregulluese për bursën energjetike shqiptare
-
Konfindustria kërkon që të përshpejtohet krijimi i tregut të përbashkët të energjisë
-
Kosova e Maqedonia synojnë të mbështesin njëra-tjetrën me rrymë